Sindikata e Sektorit Privat i dërgon letër Kurtit: Çfarë faji kemi që po na dënoni?
27 shtator 2022
| 15:16
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mosplotësimin e kërkesave të këtij sektori.
Sipas kësaj letre, Azemi ka kërkuar përgjigje nga Kurti se përse nuk kishte ndarë shtesa për stafin mbështetës, si dhe për pamundësinë e aplikimit për herë të dytë të punëtorëve që kishin aplikuar gabim për shtesat prej 100 eurove që i kishte ndarë qeveria e Kosovës.
Më tutje, Azemi i ka shkruar Kurtit se “pse na ndëshkove me kushtëzimin për dhënien e stimulimit nga 50 euro për punëtorët duke kushtëzuar me kompanitë private, çfarë faji kemi ne që po na dënoni kështu?”.