Sindikata e Sektorit Privat thërret konferencë të jashtëzakonshme
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për medie.
Konferenca është paraparë në orën 11.00 në zyrën e FSPTSPK-së.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji Qeveria e Kosovës përgatiti një pako 150-milionë, që do të përfshijë mbështetje financiare për disa kategori të shoqërisë. Ajo kishte paraparë që për sektorin privat mbështetjen ta lërë në kapacitetet e punëdhënësve, të cilët do t’i subvencionojë përgjysmë për tre muaj po qe se ua rrisin pagat punëtorëve. Këtë kushtëzim e kundërshtoi Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, që i kanë dërguar një letër kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit, Hekuran Murati.
Nënkryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi kishte kërkuar që të ndryshohet kushti i fundit për rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit privat.