Sindikata e Shërbyesve Civilë kërkon funksionalizimin e KPMShCK-së

19 maj 2020 | 11:26

Sindikata e Shërbimit Civil e Kosovës ka kërkuar që në Pakon Emergjente të futen edhe punëtorët e shërbimeve sociale dhe të funksionalizohet Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civilë të Kosovës, raporton Ekonomia Onlline.

Kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi, ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që kjo çështje të futet në seancën e parë. “Kemi lëndë që presin për t’u zgjidhur. Ankesa të ndryshme rreth konkursit i cili konkurs si institucion në vete po shkelet në  të gjitha anët dhe shërbyesit civilë nuk kanë kujt t’i ankohen. Paramendoni nëse këto lëndë kalojnë në Gjykatën Themelore për t’u zgjidhur, procedurat shkojnë deri në tri vjet. Nuk funksionon Këshilli dhe kërkoj publikisht nga kryetarja e Kuvendit që në seancën e parë ta ketë parasysh funksionalizimin, emërimin e anëtarëve të ri të Këshilli Mbikëqyrës, sepse me këtë mosfunksionalizim Kuvendi i Kosovës po e legalizon shkeljen e të drejtave të punëtorëve”, ka thënë Zymberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury ka paralajmëruar se ai dëshiron të bëhet kampion…