Sindikata e Telekomit: Punëtorët që dy muaj pa paga, prokuroria dhe gjykata të merret urgjent me këtë çështje

03 dhjetor 2024 | 16:44

Sindikata e Telekomit të Kosovës nëpërmjet një reagimi publik ka bërë me dije se që dy muaj janë pa paga për shkak të bllokimit të llogarive, e që sipas tyre kjo ka krijuar një situatë të rëndë për punëtorët.

Në reagim është thënë se institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asnjë veprim konkret për zgjidhjen e kësaj krize dhe se heshtja e tyre tregon papërgjegjshmërinë ndaj ndërmarrjes më të rëndësishme të vendit.

Sindikata e Telekomit ka kërkuar nga prokuroria dhe gjykata që me urgjencë të merren me këtë rast, dhe që hetimi i kësaj çështje të jetë prioritet për të zbardhur çdo shkelje ligjore që mund të ketë çuar në këtë bllokim.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që të reagojnë menjëherë dhe të ndërmarrin masa konkrete për të zhbllokuar llogaritë e Telekomit. Kjo është e vetmja rrugë për të garantuar të drejtat e punëtorëve, për të rivendosur stabilitetin operativ dhe për të mbrojtur interesin publik”, është thënë në reagim.

Reagimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë me dije se nga…