Sindikata e Telekomit reagon për ulje pagash, paralajmërojnë padi e protesta
Pas vendimit të bordit të përkohshëm të Telekomit për uljen e pagave të punëtorëve, i menjëhershmëm ka qenë reagimi i Sindikatat e Punëtorëve Telekomit të Kosovës.
Në një prononcim për portalin “Front Online, kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj, tha se ky vendim për uljen e pagave do të kundërshtohet dhe se pas takimit me kryesinë e sindikatës do të merret vendim se cfarë masa do të marrim.
Ai tha se bordi ka marrë vendim për uljen e pagave të punëtoreve, pa diskutuar me sindikatën.
“Na kemi diskutuar për uljen e shpenzimeve të përgjithshme për shkak të gjendjes në Telekom pasi që Telekomi është në një gjendje të rendë.
Ne nuk jemi dakorduar me shku me zbritje të tillë të pagave të punëtorëve pasi që ne e kemi lënë të takohemi me. Ne nuk jemi ftuar në takim, sot e kemi marrë një e-mail. Unë i kam ftuar kryesinë në takim dhe do të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm si sindikatë. Bordi është dashur të shkëput kontrata tjera të dëmshme dhe jo uljen e pagave të punëtoreve. Krejt hapat do t’i ndërmarrim”, ka thënë Balaj.