Sindikatat akuzojnë Johnsonin: Nxjerr punëtorët në punë, të pasurit rrinë në shtëpi

11 maj 2020 | 15:11

Boris Johnson është akuzuar se po e vendos klasën punëtore të Britanisë përballë “rrezikut” duke nxitur kthimin e saj në punë përpara lehtësimit të izolimit.

Laburistët,  sipas “Daily Mail”, sugjerojnë që punëtorët t`i injorojnë këshillat e kryeministrit derisa Qeveria të botojë udhëzime të plota për punëdhënësit në mënyrë që t`i bëjnë më të sigurta ambientet, e kështu stafi të rikthehet ne vendet e punës.

Trenat dhe metrotë ishin më të ngarkuara sot sipas gazetës,  pasi Johnson deklaroi se ata që nuk mund të punojnë në shtëpi tani duhet të shkojnë në punë, dhe shumë prej këtyre udhëtarëve duket se i përkasin industrisë së ndërtimit dhe po i drejtoheshin kantiereve.

Ndërsa zyrat dhe rajonet bankare si “City of London” dhe “Canary Wharf ” ishin më së shumti të shkretuara.

Qeveria britanike është përfshirë tashmë në mosmarrëveshje të ashpra me sindikatat e transportit mbi rritjen e numrit të autobusëve dhe trenave dhe me ato të arsimit për hapjen graduale të shkollave në 1 qershor.

Kreu i sindikatës së tregtisë, Unite, Len McCluskey citohet nga e njëjta gazetë të ketë thënë se “ punëtorëve po u thuhet të rrezikojnë sigurinë e tyre, ndërsa të pasurit qëndrojnë në shtëpi”./gazetashqip/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi ka zbuluar se i…