Sindikatat e shëndetësisë do të protestojnë sot nga ora 12:00 para qeverisë
05 dhjetor 2024
| 08:48
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të mbajë sot, e enjte, në orën 12:00, një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kërkesa kryesore e kësaj proteste është rritja e pagave për punonjësit e sektorit shëndetësor.
Organizatorët kanë theksuar se punonjësit e shëndetësisë ndodhen në kushte të vështira pune dhe me paga që nuk i përmbushin nevojat e tyre.