Sindikatat e shërbimit civil: Iniciativa për shkarkimin e KPMSHCK-së, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

23 qershor 2021 | 13:04

Udhëheqësit e sindikatave të shërbimit civil të Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i mbajë duart larg nga shërbimi civil.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës së bashku me Sindikatën e Administratës Publike të Kosovës kanë kundërshtuar iniciativën e Komisionit për Administratë Publike për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK).

Në një konferencë për media, kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, ka thënë se iniciativa e komisionit parlamentar për shkarkimin KPMShCK-së është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Iniciativa e komisionit parlamentar ka marrë guximin të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë dhe ka vendosur ta shkarkojë Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës. Sistemi gjyqësor në vend është i ngarkuar dhe ka kërkesa të shërbyesve civil që presin me nga 2-3-4 vjet. Ne nuk pajtohemi në asnjë mënyrë dhe nëse vazhdon kjo nga ana e parlamentit, ne do të kërkojmë nga instancat më të larta që kjo të mos kaloj. U bëjë ftesë krerëve të shtetit që të mos lejojnë ndërhyrje të tilla në sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar Zymberi.

Kurse  kryetar Sindikatës të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi, ka deklaruar se ekzistojnë shumë probleme me të cilat shërbyesit civilë përballen. “Unë pajtohem me atë se çka u tha pasi që ky shqetësim është i përbashkët. Jemi të befasuar me vendimin e fundit të komisionit lidhur me ndërhyrjet në agjencionet e pavarura. Ne si sindikata jemi ballafaquar me kërkesat substanciale që u duhen punëtorëve të shërbimit civil. Hartimi i projektligjit për paga duhet të procedohet në Kuvend, kjo është kërkesa jonë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja Laura Konda e njohur si një ndër figurat kryesore…