Sindikatat e shërbimit civil kundërshtojnë iniciativën për shkarkimin e anëtareve të  KPMSHCK-së

17 qershor 2021 | 15:41

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës(SPAK) kanë kundërshtuar iniciativën e Komisionit për Administratë Publike për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës(KPMSHCK).

Përmes një komunikate për medie, këto dy sindikata kanë vlerësuar se kjo iniciativë është cenim dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si institucion i pavarur që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që e rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Sindikatat kanë ftuar institucionet e Kosovës që të ndalin çdo iniciativë që shkon në dëm të mbrojtjes ligjore të të drejtave të nëpunësve civilë në Republikën e Kosovës.

 

Komunikata e plotë e dy sindikatave:

Dy Sindikatat e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK-SPAK), po e ndjekin me shqetësim të madhë iniciativën e disa anëtarëve politik të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të Republikës së Kosovës ndaj Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës-(Këshilli) si organ i pavarur i përcaktuar me nenin 101 të Kushtetutës së Republikës se Kosovës.

Duke qenë se pati kaluar një kohë mjaft e gjatë rreth dy vitesh që nuk ishte kompletuar Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ne si Sindikata të Shërbimit Civil, kemi reaguar dhe kemi kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që sa më parë ta zgjedh dhe kompleton Këshillin ngase fati dhe e drejta e Shërbyesve Cvil pati mbetur në duar të pushtetarëve të pandërgjegjëshëm, të cilët në mënyrë flagrante, shkelnin të drejtat e Shërbyesve Civil meqërast, pati edhe një mori shumë të madhe të ankesave dhe kërkesave nga ana e Shërbyesve Civil drejtuar Këshillit por edhe Gjykatave Themelore, e të cilat siq dihet, për shkak të ngarkesave të lëndëve, nuk pritej që në afatin e rregullt kohorë, ti zgjidhnin ankesat e Shërbyesve Civili dhe kjo u vërtetua me faktin se asnjë ankesë e Shërbyesve Civil, nuk është zgjidhur deri sa është themeluar dhe kompletuar Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës e kjo dmth.një afat rreth dy vite.

Andaj, në bazë të informatave që kemi por edhe nga vet Deklarata e KPMSHCK, mënyra e qasjes së Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në Kuvendin e Kosovës, është cenim dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si institucion i pavarur që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që e rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Ne si Sindikata, kemi qenë shumë të lumtur kur është zgjedhur Këshilli ngase anëtaret e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, janë zgjedhur në një proces të rregullt dhe transparent, të monitoruar nga Ambasada e Britanisë së Madhe, sipas nenit 11 paragrafi 3 të Ligjit Nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe pritshmëritë tona për punën dhe profesioinalizmin e këti Këshilli kanë qenë të mëdha por edhe kanë rezultuar si reale ngase menjëherë filloi që të kihet vemendja nga ana e punëdhënësit, ndaj procedurave dhe të drejtave të SHCK.

Të gjith ata që e kan lexuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës e në veqanti Deputetët e Kuvendit, e dinë mirë se Këshilli i Pavarur Mbikqyrës, anëtarët e këshillit, gëzojnë imunitet funksional nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi lidhur me vendimmarrje gjatë ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe ligjore, dhe se ligjshmëria e vendimeve të Këshillit mund të vlerësohet vetëm në kuadër të hierarkisë gjyqësore në Republikën e Kosovës, dhe jo nga ndonjë organ tjetër, përfshirë edhe Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të Kosovës.

Ne si Sindikata të Shërbimit Civil të Kosovës i bëjm thirrje Presidentës së vendit znj.Vjosa Osmanit si gardiane e Kushtetutës, Kryeparlamentarit z.Glauk Konjufca dhe të gjith Deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin masa për ndaljen e etiketimeve të pabazuara ndaj anëtareve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, dhe të ndërpres çdo iniciativë që shkon në dëm të mbrojtjes ligjore të të drejtave të nëpunësve civilë në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka arritur të shënoi edhe një tjetër gol të…