Sindikatat kërkojnë rritje të koeficientit

02 mars 2025 | 09:00

Një nga kërkesat kryesore të SBAShK-ut mbetet nënshkrimi i kontratës kolektive, një dokument i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, i cili mungon tash e pesë vite. Përveç kontratës kolektive, SBASHK-u do të vazhdojë të kërkojë rritjen e vlerës së koeficientit të pagave.

“Kërkesat primarë e jona për të cilën edhe kemi protestuar  është kontrata kolektive ngase çuditërisht shteti ynë dallohet për keq nga shtetet e tjera ne Ballkan e Evropës sepse nuk kemi as marrëveshje kolektive në nivel vendi tani e katër, apo pesë vite, prandaj angazhimi ynë i parë për cilindo Qeveri që formohet do të jetë kontrata. E natyrshme është që në vazhdimësi do të kërkojmë ngritje të vlerës së koeficientit’’, tha kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, për Front Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionimi i bisedës mes Donald Trump e Volodymyr Zelenskit para…