Singapori do të përdorë qenin robot për distancimin social (Video)

11 maj 2020 | 09:32

Në parqet e Singaporit, kontrolli i respektimit të rregullave për distancimin shoqëror nuk do t’i besohet policëve, por një roboti. Një model është prodhuar që e bën njeriun të mendojë aq shumë për një qen, i demonstruar tashmë në qarqet ushtarake dhe jo vetëm, i provuar për dy javë në parkun Bishan-Ang Mo Kio.

Agjencia e Teknologjisë Qeveritare (GovTech) ka zbuluar detajet e një roboti që do të monitorojë në parkun Bishan-Ang Mo Kio. Bëhet fjalë për një robot, me pamjen e një qeni, i aftë për t’u orientuar në mënyrë të përsosur dhe të kujtuar njerzëit – përmes një mesazhi zanor – se sa e rëndësishme është të mbash një distancë të sigurt (distancim social) .

Pas dy javë testimesh, ky model i Spot është programuar për të përballuar emergjencën Covid-19. Natyrisht roboti Spot, prodhuar nga Boston Dynamics, mund të bëjë shumë më tepër: përveç përsëritjes së mesazheve zanore.

Roboti ka sensorë të shumtë dhe kamera video që i lejon të fokusojë, memorizojë mjedisin dhe të bëni vlerësime për numrin e njerëzve të pranishëm në një vend të caktuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i gastronomisë llogaritet të jetë sektori që ka pësuar…