Sinishtaj falënderon kongresisten McClain për letrën dhe përkrahjen e shqiptarëve në Mal të Zi
Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, ka konfirmuar letrën e përkrahjes nga kongresistja Lisa McClain për shqiptarët në zgjedhjet lokale të 5 marsit, ku kandidat për kryetar të Komunës së Tuzit është Nik Gjeloshaj.
Me këtë rast, Sinishtaj ka vlerësuar se kjo letër dëshmon se shqiptarët kanë mbështetjen e popullit dhe politikës amerikane.
“Një falënderim i veçantë për kongresisten Lisa McClain për mbështetjen direkte që vazhdimisht i jep çështjes shqiptare. Po ashtu falënderoj edhe Departamentin e Shtetit në komunikim të drejtpërdrejtë dhe për mbështetje. Kjo letër është vetëm një shembull nga mbështetja që kemi marrë për garancion të zgjedhjeve të lira në Komunën e Tuzit, por edhe për mbështetje të shqiptarëve nën Mal të Zi dhe rajon! Kjo letër po ashtu dëshmon se shqiptarët në kërkim të të drejtave që ju takojnë kanë mbështetjen e miqve më te mirë te popullit tonë, popullit dhe politikës amerikane”, ka shkruar Sinishtaj në “Facebook”.