Sinishtaj kthehet në Amerikë: Gjithmonë në fitore e shenjta Malësi!

09 mars 2023 | 22:08

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, është kthyer në Amerikë.

Ai përmes rrjeteve sociale ka shkruar për ditët e qëndrimit në Malësi për zgjedhjet e 5 marsit.

Sinishtaj ka theksuar se për 10 ditë qëndrim në Malësi, gjeti një Malësi më të emancipuar se kurrë, e cila di të vendos.

“Më thonin se kishte ndarje, por gjeta bashkimin, thonin ishte e pa shpresë por aty gjeta zhvillim, më thanë humbja është e sigurtë se Malësia dhe malësoret nuk e duan vetën por ja arritëm një fitore absolute”, ka deklaruar Sinishtaj.

Postimi i plotë i tij:

Malësi e ty ta ndiesha te mirën. Më pak se 10 ditë u ngina ajër të paster, e pash një Malësi më të emancipuar se kurrë, një që din të vendos. Një Malësi që ka, din dhe don të mbijetojë. Më thonin se kishte ndarje, por gjeta bashkimin, thonin ishte e pa shpresë por aty gjeta zhvillim, më thanë humbja është e sigurtë se Malësia dhe malësoret nuk e duan vetën por ja arritëm një fitore absolute. Në fytyrën e rinisë sonë të shkelqyer pashë atdhedashuri, perspektivë, kulturë dhe vendosmëri.
Nga Nik Gjeloshaj,Ivan Ivanaj dhe Fadil Kajoshaj pres shumë dhe shumë do fitojmë!
Mirupafshim gjithmonë në fitore e shenjta Malësi!
Rrnoftë Shqypnia!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet e para të fazës 1/8 të Europa League prodhuan…