Sinishtaj, pas diskutimit me Escobarin: Do të vazhdojmë të kyçemi në politikën amerikane
02 prill 2022
| 18:32
Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, ka marrë pjesë në diskutim me zëvendësndihmëssekretarin e shtetit amerikan, Gabriel Escobar, me temën “Biseda me diasporën shqiptare në Michigan”.
Ky takim është vlerësuar shumë nga Sinishtaj. Ai ka thënë se “komuniteti ynë duhet të vazhdojë të punojë e të kyçet në procesin e politikës amerikane”.
Postimi i plotë i Sinishtajt në “Facebook”:
Ishte kënaqësi të isha i ftuar të merrja pjesë në një diskutim me zëvendësndihmëssekretarin Gabriel Escobar – “Biseda me diasporën shqiptare në Michigan”.
Ngritja e çështjeve shqiptare brenda kufijve administrativë të Malit të Zi është diçka që komuniteti ynë duhet ta vazhdojë të bëjë duke u kyçur në procesin e politikës amerikane.