Sinjalet e Qeverisë për kalimin e pronës te Manastiri i Deçanit, Ambasada e Gjermanisë kërkon të kryhet shpejt
Avancimi i dosjes së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës varet jashtëzakonisht shumë nga epilogu që do të marrë çështja e implementimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit. Kështu kanë konfirmuar në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Christian Bottcher, ka thënë se zbatimi i shpejt i aktgjykimit të Kushtetueses përmes çdo lloj urdhri apo institucioni është jetik jo vetëm për interesin e Kosovës lidhur me aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës por edhe lidhur me integritetin e Gjykatës Kushtetuese.
Bottcher ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kontestin pronës mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit mund të jetë vetëm një parakush i vështirë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Prandaj, zbatimi i shpejtë i aktgjykimit përmes çdo lloj urdhri apo institucioni është imperativ jo vetëm në interesin e Kosovës në lidhje me aplikimin e saj për anëtarësim, por edhe në lidhje me integritetin e gjykatës së saj kushtetuese. Ky zbatim mund të jetë vetëm një parakusht i vështirë për anëtarësimin e Kosovës”, ka thënë Bottcher.
Ai ka rikujtuar se Gjermnia dhe partnerët e tjerë ndërkombnëtarë të Kosovës kanë kërkuar disa herë radhazi implementimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo kërkesë për respektimin e vetë Kushtetutës së Kosovës duke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese është ngritur herë pas here nga Gjermania dhe shumë miq dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Ambasadës Gjermane ka përmendur në përgjigjen për Gazetën Express edhe raportin e juristëve të Këshillit të Evropës të cilët e kanë kualifikuar si “shkelje të qartë të sundimit të ligjit”, mos zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat dhe ku kanë kërkuar implementim pa vonesa.
“Moszbatimi i aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Deçanit “është shkelje e qartë e sundimit të ligjit”, siç thuhet në raportin e Juristëve të shquar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të datës 27 nëntor 2023. .Në paragrafët përmbyllës të raportit në fjalë, zbatimi i aktgjykimit “pa vonesa të mëtejshme” është renditur si pika e parë për përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë Christian Bottcher.