Sinjalet pozitive nga Bullgaria, reagon Rama: Do të marrim pjesë në samitin e BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur sinjalet pozitive nga Bullgaria për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkim Evropian (BE).
Me këtë rast, Rama ka thënë se do të marrin pjesë në samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet nesër.
“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës! Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e samitin e BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të ri politik evropian që ne mbështesim, për ‘Ballkanin e hapur’ që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.