‘Sinkronizim me Vuçiqin’, Tahiri: Kurti do ta themelojë asociacionin
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq janë koordinuar që sot në kuvendet përkatëse në Kosovë dhe në Serbi Prishtinë dhe Beograd të flasin për marrëveshjen.
Tahiri ka thënë se “qeveria Kurti do ta themelojë asociacionin”.
“Nuk e di a është rastësi apo e sinkronizuar midis presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, mirëpo në media raportohet që ai është duke e mbajtur një seancë për Kosovën në Parlamentin e Serbisë. Në të njëjtën kohë, kryeministri sot na jep një lajm që Kosovën e fut në një drejtim të ri”.
“Qeveria Kurti do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në vendin tonë. Pra, ky moment, kjo ditë, duket të jetë një koordinim i mirë mes dy liderëve, pra mes kryeministrit tonë dhe presidentit serb, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment janë duke dhënë këto lajme”, ka thënë Tahiri.
Në replikë, kryeministri ka thënë se “Zajednica nuk kalon”.
“Unë e kam të qartë që ju keni qejf me ua themeluar ‘Zajednicën’, por ‘Zajednica’ nuk kalon”.
“’Zajednicën’ e keni pranuar ju”, ka thënë Kurti.