Sinner për triumfin në Australian Open: Nuk mund ta besoj ende

29 janar 2024 | 11:32

Triumfi i Jannik Sinner në “Australian Open” bëri jehonë në mbarë botën. Ishte i pari italian që fiton një grand slam, teksa mundi 3-2 me përmbysje rusin Medvedev.

Tenisti “axurr” tregoi provë karakteri, nuk u dorëzua edhe pse humbi dy setet e para. Ky triumf bëhet edhe më madhështor, pasi Sinner ishte i pari që eliminoi Novak Djokoviq, rekordmenin e “Australian Open”, numrin një në botë.

“Nuk kam fjetur shumë, por është një ndjenjë e mrekullueshme të kuptoj ngadalë atë që kam bërë. Është një rezultat fantastik për mua dhe për ekipin tim, jam shumë i lumtur. Natyrisht që kishte shumë emocione në kokën time menjëherë pas pikës së ndeshjes: puna e vështirë dhe sakrificat më erdhën në mendje. Nuk mund ta besoj akoma, tani po e filloj ta kuptoj ngadalë, është një ndjenjë e mrekullueshme. Do ta shijoj këtë moment, pastaj do shoh nga ardhmja”, u shpreh Sinner, tashmë numri katër në botë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…