Sinner pezullohet nga tenisi për tre muaj, doli pozitiv në testin e dopingut

15 shkurt 2025 | 17:04

Numri një i botës, Jannik Sinner është pezulluar nga tenisi pasi doli pozitiv në testin e dopingut.

23-vjeçari italian, i cili muajin e kaluar fitoi Australian Open, është i pezulluar nga 9 shkurti deri më 4 maj.

Ai do të ketë të drejtë të luajë në garën e ardhshme të Grand Slam të vitit, French Open, i cili fillon më 19 maj.

Në një deklaratë të shtunën, Wada, thotë se pranon shpjegimin e tij se ai ishte kontaminuar pa dashje me substancën e ndaluar clostebol nga fizioterapisti i tij.

Trupi pranon se kampioni i trefishtë i Grand Slam “nuk kishte ndërmend të mashtronte”, se ilaçi “nuk dha asnjë përfitim për rritjen e performancës” dhe kjo ndodhi “pa dijeninë e tij si rezultat i neglizhencës së anëtarëve të rrethit të tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit ka arritur një fitore të rëndësishme në…