Sinneri dominon renditjen, Djokoviqi zbret në vendin e katërt

16 shtator 2024 | 12:30

Renditja e përgjithshme në tenis nuk ka pësuar ndryshime të mëdha pas grand slam të US Open që u mbyll një javë më parë. Tenisti italian Jannik Sinner vijon të kryesojë për meshkuj. Ajo që bie në sy është diferenca prej 4 mijë pikësh që ka me ndjekësit.

Tashmë në vendin e dytë ndodhet gjermani Alexander Zverev, që ka parakaluar Alcaraz (i treti) e Djokoviq (i katërti). Te femrat vijon të dominojë polakja Iga Swiatek edhe ajo e shkëputur 3 mijë pikë nga Aryna Sabalenka, e dyta. Mes pesë tenisteve më të mira ka hyrë për herë të parë italiania Jasmine Paolini.

Renditja – Meshkujt

1.Jannik Sinner               11.180 pikë
2.Alexander Zverev         7.075 pikë
3.Carlos Alcaraz              6.690 pikë
4.Novak Djokoviq          5.560 pikë
5.Daniil Medvedev          5.475 pikë

Renditja – Femrat

1.Iga Swiatek                  10.885 pikë
2.Aryna Sabalenka          8.716 pikë
3.Jessica Pegula              6.220 pikë
4.Elena Rybakina            5.871 pikë
5.Jasmine Paolini            5.398 pikë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jamal Musiala e ka refuzuar ofertën e fundit për kontratën…