Sinneri triumfon në ‘ATP Finals’ pa humbur asnjë set

18 nëntor 2024 | 14:35

Tenisti italian Jannik Sinner u shpall fitues i turneut “ATP Finals”, eventi ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë në botë, zhvilluar në Torino.

Përballë publikut të tij, Sinner fitoi 2-0 në finale ndaj amerikanit Taylor Fritz (6-4, 6-4). Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, fiton për herë të parë këtë turne, ku arriti të triumfojë në të pesë takimet e luajtura (tri në grup, gjysmëfinalen e finale).

Madje ai nuk humbi asnjë set në këtë turne, çka tregon dominimin e tij. Këtë vit, Sinner ka fituar edhe dy grand slam, atë të Australian Open dhe US Open, duke korrur në total 70 fitore përgjatë gjithë sezonit 2024. “Ky është një vit i jashtëzakonshëm për mua, jam i lumtur”, ka thënë Sinner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi…