Sinonim i sanksioneve është Kurti, jo Kosova
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, në debatin zgjedhor në RTV21 theksoi se heqja e sanksioneve ndaj Kosovës është çelësi për përmirësimin dhe rregullimin e marrëdhënieve të vendit me aleatët ndërkombëtarë.
”E para dhe më e rëndësishme është që Kosovës t’i hiqen sanksionet, PDK-ja ka bërë apel vazhdimisht edhe kryetari i PDK-së Krasniqi edhe pse nuk ka qenë në pozicionin e Kryeministrit në të gjitha takimet zyrtare ka kërkuar që Kosovës mos t’i vendosen sanskione sepse sinonim i sanksioneve është zoti Kurti e jo shteti dhe jo Kosova”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj ka thënë se Kosova ka humbur hapin duke i kthyer problemet brenda territorit të Kosovës.
Sipas saj, qeveria Kurti në vend se të gjej një zgjidhje ajo ka ”ra në grackën e Serbisë”.
”E kemi kthyer problemin brenda terroitorit të Kosovës mes neve dhe serbëve në katër komunat në Veri. Problemi është mes neve e Serbisë në vend se ta gjejmë zgjidhjen përfundimtare serbët të instrumentalizuar nga Serbia në vazhdimësi kanë qenë ajo vatra e krizës të cilën Qeveria aktuale në vend se të mundohet ta gjej një zgjidhje ka ra në grackë kjo është gracka e Serbisë”, tha Ahmetaj.