Sioni përjashton tetë futbollistë, Songu e padit në FIFA
Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës Alex Song, i cili ishte shok skuadre te Sioni me Ermir Lenjanin ka paditur klubin zviceran në FIFA.
Kamerunasi së bashku me tetë lojtarë të tjerë, duke përfshirë dhe futbollistin e Shqipërisë Lenjani u përjashtuan nga skuadra pasi nuk pranuan kërkesën e presidentit për të reduktuar pagat si pasojë e ndërprerjes së aktiviteteve sportive në Zvicër për shkak të koronavirusit.
“Po luanim një ndeshje miqësore në datën 20 mars dhe prisnim të takoheshim me presidentin tonë ditën e hënë ose të martën. Askush nuk kishte informacion. Morëm mesazh në ËhatsApp të martën ku thuhej se secili prej nesh duhej të firmoste një dokument për të pranuar uljen e pagave tona dhe se do të paguheshim 12 mijë euro në muaj. Ky dokument nuk kishte asnjë sqarim. Askush nuk e kupton se çfarë po ndodh”, rrëfen 32-vjeçari.
Ndërkohë, Song premtoi se do ta drejtonte çështjen në FIFA.