Sipas sondazhit, në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vite ishin sa gjysma e atyre që janë sot, pra, vetëm 15%.
Thuajse 30% e shqiptarëve besojnë kështu se,në harkun e 5 viteve të ardhshme, monedha jonë kombëtare do të jetë euro, monedhë të cilën do ta ndajmë me vendet e eurozonës, por edhe me fqinjin tonë, Kosovën.
Thuajse 35% e shqiptarëve ndërkohë mendojnë se euro do të jetë monedhë zyrtare në vendin tonë në 6-10 vitet e ardhshme.
Në 2014-ën kjo normë ka qenë ndjeshëm më e ulët.
Rreth 10% ndërkohë mendojnë se s’do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër mendon se kjo do të ndodhë pas 20 vitesh, apo shprehen se nuk e dinë/Dita.