Sipas BBC: Shefi i CIA-s në Beograd foli më së shumti për Kosovën

25 gusht 2024 | 22:19

Çështja e Kosovës, qe më së shumti temë diskutimi mes shefit të CIA-s, William Burns me zyrtarët serbë, në vizitën e tij që pati së fundi në Beograd, raporton BBC në shërbimin e saj në gjihen serbe, referuar disa burimeve megjithëse jozyrtare.

“Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, thuhet në artikullin e kësaj media.

Kurse presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka theksuar se ka pasur një takim të dobishëm, të sjellshëm dhe të rëndësishëm.

Kosova qe destinacioni i fundit i këtij turneu vizitash të shefit të CIA-s.

Në Prishtinë, më 22 gusht, Burns u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Petrit Ajeti. Osmani ka publikuar edhe foto me të.

Derisa pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ky e ka falënderuar publikisht shefin e CIA-s, Burnsin, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Subjektet politike deri të premten kanë afat t`i deklarojnë në…