Sipas Beqajt, bilanci tregtar rregullohet përmes eksportit të shërbimeve
07 mars 2018
| 13:05
Ministri i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj ka vizituar kompaninë ”Vision Agency”.
Ai tha se fusha e digjitalizimit në Kosovë është e rëndësisë së veçantë dhe se rruga për të rregulluar bilancin tregtar në Kosovë është përmes eksportit të shërbimeve.
Drejtori i “Vision Agency”, Mendim Mustafa tha se përkrahja e institucioneve sidomos e ministrisë që drejton Beqaj është e rëndësishme për t`ju krijuar hapësirë për zhvillimin e ideve të tyre e sidomos të atyre në digjitalizimin e shërbimeve.
“Vision Agency” merret me krijimin e uebfaqeve dhe shërbime të tjera të teknologjisë prej zhvillimit deri tek implementimi dhe mirëmbajta e tyre.