Sipas Bërnabiq kërcënimet me bomba në Serbi po ndodhin për këtë arsye

18 maj 2022 | 14:08

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se raportimet për bombat në Serbi janë presion nga jashtë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe presionet janë të pabesueshme nga dita në ditë dhe kërcënimet për bomba janë presione nga jashtë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë ajo nga Shkupi ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Ajo ka thënë se raportimet për bombat janë planifikuar me kujdes dhe se ato sipas saj, kanë ardhur nga jashtë.

Po ashtu, Bërnabiqi ka thënë se mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë u ka kushtuar atyre “jashtëzakonisht shumë”, sepse pyetja kryesore për investitorët është bërë pse Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe siç ka thënë ajo, kjo gjithashtu ngadalëson rritjen e mëtejshme të vendit.

Ajo ka theksuar se Serbia është e vetmja që respekton parimet e së drejtës ndërkombëtare, në të cilën është e vetmuar në botë dhe është i vetmi vend për të cilin këto parime nuk ndryshojnë nga situata në situatë. /KlanKosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara…