Sipas Klinikës Infektive, kjo është gjendja e pacientëve me Covid

14 maj 2020 | 09:15

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 11 pacientë të infektuar me Covid-19. Në raportin e Klinikës Infektive thuhet se dy pacientë janë në gjendje të rëndë dhe janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

“7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv”, ka njoftuar Klinika Infektive.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Malit të Zi mbrëmë ka përdorur gazin lotsjellës…