Sipas komisionit hetimor presidenti Meta se ka shkelur kushtetutën
20 korrik 2020
| 14:52
Mbyllet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, vendimi tani i kalon Kuvendit, por nga deputetët nuk pritet vota për shkarkim.
Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka mbyllur pas pothuajse një viti punimet. Në fundin e një procesi hetimor që u ngrit në Kuvend, mazhoranca arriti në përfundimin se presidenti Meta nuk e ka shkelur aq shumë Kushtetutën, sa të mjaftojë për shkarkimin e tij nga Kuvendi.
Drejtuesi i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh krenar për punën e tij dhe të kolegëve, që sipas tij kishte si qëllim të vetëm, që prej ditës së parë respektimin e Kushtetutës.