Sipas Ministrisë të Mbrojtjes të Britanisë, Rusia nuk e ka nën kontroll hapësirën ajrore të Ukrainës

03 prill 2022 | 09:09

Sipas të dhënave të inteligjencës britanike, Rusia ende nuk e ka nën kontroll hapësirën ajrore mbi Ukrainë.

Në javën e fundit, aktivitetet ushtarake të forcave ruse janë fokusuar tani në juglindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Sulmet në juglindje të Ukrainës janë pasoja të tentimit që ushtria ruse të ketë avancim në këtë pjesë të vendit – thuhet ndër tjera në raportin e inteligjencës britanike.

Mbrojtja kundërajrore ruse akoma ka telashe të mëdha. Aeroplanët luftarakë rusë, akoma janë të ekspozuar ndaj sistemeve mbrojtëse me rreze të shkurtër dhe të mesme të ushtrisë ukrainase.

“Pamundësia e Rusisë të identifikojë dhe gjej sistemet kundërajrore ruse, ka rrezikuar aftësinë e saj të kontrolloj hapësirën ajrore por edhe t’i ofroj përkrahje këmbësorisë ruse”, thuhet ndër tjera në raport.

Në anën tjetër, marina ruse akoma po vazhdon me bllokadën e brigjeve në Ukrainë, duke pamundësuar furnizimin nga deti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungarezët filluan të votojnë në zgjedhjet të dielën që do…