Sipas një hulumtimi: Zvicra është vendi më i preferuar nga kosovarët

30 mars 2023 | 13:46

Një hulumtim i ri nga dua.com tregon se Zvicra është vendi më i preferuar nga kosovarët.

Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar nga qytetarët e Kosovës (28.75 për qind), përcjell nga Gjermania (21.5 për qind) dhe Suedia (4.82 për qind).

Një pjesë e madhe e përdorueseve (54.77 për qind) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës.

Çuditërisht, Austria radhitet e katërta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e pestë, Francën.

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Përdoruesit e aplikacionit e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se grupmoshat që udhëtojnë më së shpeshti janë 25 deri në 34 vjeç, rezultat ky që hodhi dritë mbi preferencat e të rinjve të Kosovës.

Për më shumë informata, gjeni bashkangjitur artikullin e përgaditur dhe linqet:
Artikulli: LINK
Video: LINK
Infografika: LINK
Websajti: LINK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit