Sipas Osmanit, BDI-ja po udhëheq bindshëm në Tetovë, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Strugë etj
15 korrik 2020
| 23:15
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në pres konferencën e tij të dytë, deklaroi se BDI-ja nga 50 për qind të të të dhënave po udhëheq bindshëm në Tetovë dhe Çair.
Ai madje theksoi edhe fitore të thellë në Komunën e Sarajit dhe Dibrës.
Osmani shpalli fitore edhe në Komunën e Likovës dhe Kërçovës.
“Fitojmë bindshëm në çdo vendvotim. Fitojmë bindshëm në Komunën e Çairit, me mbi 3 mijë vota dallim. Një ndër fitoret më të thella në Komunën e Sarajit, 9 mijë kundër 5200. Fitore në Dibër dhe Komunën e Likovës. Çfarë mund të presim tjetër nga Kërçova, 5600 me 1400. Fitore në Strugë, Tearcë, Manastir.