
Sir Geoffrey Nice viziton zyren e avokatisë ‘Hodaj & Partners, Law Firm’
Ish prokurori e tani avokat Sir Geoffrey Nice, ka vizituar zyren e avokatisë Hodaj & Partners, Law Firm. Sir Geoffrey është pritur nga avokati Taulant Hodaj me bashkëpunëtor.
“Sot patëm kënaqësinë të kemi në vizitë Sir Geoffrey Nice, avokat dhe bashkëpunëtor i zyres tonë Hodaj & Partners, Law Firm.
Përveç që është profesionist i jashtëzakonshëm, Sir Geoffrey ishte edhe prokurori i vendosur që ka ngritur aktakuzë para Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë kundër Millosheviqit”, thuhet ndër tjera në njoftimin për medie të zyres së avokatisë Hodaj & Partners, Law Firm.
Njoftimi i plotë i Hodaj & Partners, Law Firm:
Sot patëm kënaqësinë të kemi në vizitë Sir Geoffrey Nice, avokat dhe bashkëpunëtor i zyres tonë Hodaj & Partners, Law Firm.
Përveç që është profesionist i jashtëzakonshëm, Sir Geoffrey ishte edhe prokurori i vendosur që ka ngritur aktakuzë para Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë kundër Millosheviqit.
Kemi kënaqësinë që avokati menaxhues Taulant Hodaj bashkëpunon me avokatin Sir Geoffrey në përfaqësimin e mbrojtjes para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Çdo takim me Sir Geoffreyn është kënaqësi e veçantë. I gëzohemi shumë bashkëpunimit me të edhe në të ardhmen e afërt.