Siri, shkon në 800 numri i civilëve të vrarë
06 mars 2018
| 22:46
Të paktën 800 civilë, përfshirë 177 fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në pjesën rebele të Gutas Lindore që prej fillimit të një ofensive të regjimit më 18 shkurt.
Kështu ka njoftuar sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Nëntëmbëdhjetë civilë, duke përfshirë 4 fëmijë, u vranë të martën, sipas OSDH-së.
Bombardimet në enklavën e pushtuar rebele nuk janë ndaluar për asnjë minutë gjatë mesditës, përfshirë pësë orët e armëpushimit ditor të dekretuar nga Moska.