Siria kritikon ShBA-në lidhur me sanksionet

02 janar 2021 | 14:26

Siria ka kritikuar Qeverinë amerikane lidhur me sanksionet që i ka vendosur Damaskut zyrtar, pas deklaratës së një raportueseje të posaçme në Kombet e Bashkuara, që i bëri thirrje Uashingtonit të heqë sanksionet ndaj Sirisë

Ministria e Jashtme siriane tha se sanksionet amerikane janë të barabarta me “krimet kundër njerëzimit” dhe kanë ndikim në jetën e qytetarëve, teksa shteti po tenton të rindërtohet pas luftës civile dhjetëvjeçare.

SHBA-ja për vite me radhë ka vendosur sanksione ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe ndaj zyrtarëve shtetërorë, raporton AP. Sanksionet e reja hyn në fuqi në qershorin e vitit 2020 dhe i lejojnë autoriteteve amerikane që të shënjestrojnë kompani të huaja që bëjnë biznes me disa institucione shtetërore siriane.

Javën e kaluar, ekspertja për të drejtat e njeriut e OKB-së, Alena Douhan i bëri thirrje SHBA-së që të heqë sanksionet “të cilat mund të parandalojnë rindërtimin e infrastrukturës civile në Siri”, që është shkatërruar nga konflikti që ka lënë të vrarë rreth gjysmë milioni persona.

Douhan, që është raportuese e posaçme e OKB-së lidhur me ndikimin negativ mbi të drejtat e njeriut të masave të njëashme, tha se sanksionet amerikane “shkelin të drejtat e qytetarëve sirianë”.

Por, i dërguari i posaçëm i SHBA-së në Siri, Joel Rayburn ka hedhur poshtë pretendimet e Douhan, duke thënë se ato janë “false”.

Ai tha se fajin për krizën ekonomike dhe humanitare në Siri bie “mbi luftën brutale të Assadit ndaj popullit sirian dhe nuk është faji i sanksioneve amerikane”./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç dihet në shumë vende të ndryshme ka mbërritur dhe…