Siria mbështet Iranin pas sulmit ndaj bazave amerikane në Irak
08 janar 2020
| 14:48
Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë, në një deklaratë të transmetuar në agjencinë e lajmeve “SANA”, ka deklaruar se e mbështesin Iranin, duke e konsideruar mbrojtje, sulmin ndaj bazave të përbashkëta të ShBA-së në Irak.
Kjo ministri ka fajësuar ShBA-në për sulmin raketor. Në këtë deklaratë sipas “BBC” është thënë se Siria e quan ShBA-në të pamatur dhe me mentalitet arrogantë.