Sirianët pritet të luftojnë kundër Ukrainës: Ne luftojmë për Putinin

23 mars 2022 | 18:45

Një mijë dollarë në muaj për të paktën 6 muaj dhe shtetësia ruse, është shpërblimi i ofruar nga forcat ushtarake të Moskës për milicët që regjistrohen në qendrat e rekrutimit sirian për t’u dërguar në frontin ukrainas.

Ansa.it intervistoi disa sirianë që kanë nënshkruar tashmë një kontratë me forcat ruse dhe të cilët janë duke pritur “me ankth” thirrjen për në front, “sepse jeta është gjithnjë e më e vështirë” në Sirinë e shkatërruar nga lufta dhe e përfshirë në një kolaps ekonomik.

Rida, pseudonimi i një prej luftëtarëve, vjen nga rajoni bregdetar i Tartusit. Për vite ai ishte i përfshirë në një grup të armatosur pro-qeveritar, Desert Hawks. Kjo milici, komandanti i së cilës ishte shpërblyer vitet e fundit nga forcat ruse, u shpërbë në vitin 2018. Dhe që nga ajo kohë anëtarët e saj janë pa rroga. 

“Unë punoj si murator, por nuk mund të ushqej familjen time”, thotë Rida i cili pranon se dëshiron të largohet “sa më shpejt për në Donbass. 

“Nuk hezitova as një sekondë para nënshkrimit të kontratës”. 

Forcat e Moskës, aleate të qeverisë së Damaskut për dekada, kanë qenë të pranishme në vendin arab që nga viti 2015. Dhe që atëherë ato kanë forcuar praninë e tyre në të gjithë zonën, duke u koordinuar me Shtetet e Bashkuara, Iranin, Turqinë, Izraelin

 “Ishim 200 veta në Ras al Bassit, të gjithë ish-anëtarë të Desert Hawks”, thotë Rida, raporton Ansa.it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër gjeneral rus është vrarë nga forcat ukrainase. Bëhet…