SIRINË E PËRGJAKU BEOGRADI

30 dhjetor 2024 | 16:03

Shkruan: Ragip Shala

Siria pas gjysmë shekulli u çlirua prej tiranisë gjakatare të asadëve, pasi Bashari për ta shpëtuar kokën e tij iku në Moskë së bashku me shpurën e tij.
Shteti sirian i përbërë me pluralitet etnik e religjioz: kurdë, druiz, alevit, shiit, synit, të krishterë etj, për 50 vite janë shtypur pa mëshirë prej klanit gjakatar të asadëve. Hafez el Asadi e rrëmbeu pushtetin përmes puqit ushtarak më 1972, dhe në mbështetje të gjeneralëve serbë, armatimit të « Zastavës » serbe, përgjaku popullin sirian, në forma të ndryshme: vrasje, burgosje, zhdukje, helmime etj. Gjatë tërë mbretërimit gjakatar, klani i asadëve ka nxitur dhe provokuar konflikte në vazhdimësi në mes arabëve dhe izraelitëve, sidomos konflikte palestino – izraelit. Siria si një anëtar i Lëvizjes së Mosinkuadrimit, që është themeluar nga RSFJ-ja, ka pasur marrëdhënie tejet të mira me shtetin jugosllavë.
Bashkëpunimi politik, ekonomik, ushtarak, në mes të dy shteteve ka rezultuar me vizita të shpeshta reciproke të Titos në Damask dhe Hafez el Asad në Beograd.
Beogradi si një kryeqytet i terrorizmit ndërkombëtar ka pritur dhe përcjell tiranë dhe kryeterroristë të cilët kanë përgjakur popuj e tyre krejtësisht popullin arabë.
Beogradi me akademitë ushtarake dhe policore ka qenë nikoqir i shkollimit ushtarak të qindra gjeneralëve arabë. Muamar Gadaf, Sadam Hyseini,
Jaser Arafati, Rifat el Asad janë kadetë të akademive ushtarake të APJ-së, të gjithë këta protagonist të terrorizmit botërorë. Në Beograd kanë zbarkuar tiranë si: Idi Amini, Huari Bumedini, dhe ikona i terrorizmit ndërkombëtar Iliç Ramirez Sançez, i njohur si Karlos Shakal. Të gjithë këta kanë pasur për mentor gjeneralët serbë: Nikolla Lubiqiqin, Franjo Hrleviqin, Velko Kadijeviqin, Jovica Stanishiqin etj. Meqë gjeneralë më gjakatar të ushtrisë siriane janë kadetë të akademive ushtarake të Beogradit, prandaj e tërë doktrina ushtarake siriane ka pasur për bazë doktrinën ushtarake jugosllave. I tërë arsenali ushtarak sirian ka qenë me pajisje ushtarake jugosllave – serbe të industrisë vrastare të « Zasatvës » si: Tankset T84, « Haubica » , aeroplanë luftrak « Galeb » etj.
Për gjatë tërë sundimit gjakatar të klanit të asadëve, në ushtrinë siriane ka pasur instruktor, asistent « teknik » të profilëve të ndryshme nga Beogradi.
Një bashkëpunim krejt i veçantë në mes Damaskut dhe Beogradit përbënin takimet e krerëve të kishës ortodokse serbe me klanin kriminal të asadëve.
Damasku ka pritur shumë herë delegacionin e kishës ortodokse serbe, dhe e veçanta e këtij bashkëpunimi janë takimet e Bashar el Asadit me patriarkun Irinej. Këto takime kanë qenë simbol i marrëdhënieve të thella, dhe të shumëanshme në mes Sirisë dhe Serbisë.
Siria ka mbështetur Serbinë vazhdimisht jo vetëm politikisht, por dhe shpirtërisht e moralisht në arenën ndërkombëtare.
Pos që nuk ka njohur Republikën e Kosovës, Siria nuk ka pranuar të këmbej ambasador me Bosnjë Hercegovinën. Madje në OKB, Bashar el Asad ka votuar kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Gjithashtu vota kundër e Sirisë ka qenë vendimtare në mospranimin e Kosovës në UNESCO.
Siria duke pasur mbështetje politiko – ushtarake nga Irani, Rusia sidomos nga Serbia ka arritur ta shuaj kryengritjen e popullit sirian kundër regjimit të klanit të asadëve më 2011. Që nga viti 20011 deri në rënien e regjimit të Bashar Asadit, dhjetor 2024, populli sirian ka përjetuar mizori të pa para në rruzullin tokësor. Të krishterët – ortodoks, druzët, kurdët, janë përballur me mizori të tmerrshme, por nuk janë kursyer as shiitët, synytët dhe shqiptarë në një lagje të Damaskut. Arrestime në masë, tortura, depërtime të popullsisë, pastaj mbytje me kabllo elektrike, armë zjarri, sidomos mbytje me gaz toksik – armë kimike përbëjnë krimet makabre të regjimit të klanit gjakatar të asadëve. Pas largimit të Bashar Asadit në Rusi, mëse 66 varreza masive janë zbuluar nga komisioni ndërkombëtar, 150.000 persona të zhdukur, 500.000 të vrarë,7 milion të depërtuar në shtete të ndryshme.
Qytetet Ghuda, Sadnei, Adra, Alep, Damask janë shndërruar në varre masive, janë zbuluar përplot kamion frigorifer nëpër hangar në këto qytetet me trupa njerëzish të mbytur me armë zjarri, tortura dhe armë kimike.
Nga shtatori 2023, Kanada dhe Holanda kanë akuzuar regjimin e Asadit para gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shkelje të konventave që përfshinë torturat, dhe përdorimin e armëve kimike. Gjithashtu edhe shteti zviceran ka ndërmarr hapa në këtë drejtim në zbardhjen e mizorive të klanit asad, duke ngritur padi akuzuese kundër Rifat el Asad për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Krahas regjimit gjakatar sirian, hisenik në krimet ndaj popullit sirian është edhe shteti serb bashkë me kishën ortodokse serbe. Bashar el Asad e ka vrarë popullin e tij me armë serbe, e ka mbytur me gaz toksik serb. Populli sirian duhet të kërkon drejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve të mirënjohjes…