Sisi rizgjedhet president i Egjiptit
02 prill 2018
| 17:38
Abdel Fattah al-Sisi, është rizgjedhur president i Egjiptit për herë të dytë. Ai ka fituar zgjedhjet me 97.08 për qind të votave.
Njoftimin se Sisi ka fituar zgjedhjet me këtë përqindje, e ka dhënë autoriteti zgjedhor në Egjipt, shkruan AFP.
Kryetari i këtij institucioni, Lasheen Ibrahim, ka thënë gjatë një konference për medie se dalja në zgjedhje ka qenë 41.05 për qind, nga gati 60 milionë votues të regjistruar.
Ai ka thënë se 92.73 për qind të votave kanë qenë 24 milionë të hedhura, ndërsa gati dy milionë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.