![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/ademi-4.jpg)
Sistemi digjital ‘MyFFK’, presidenti Ademi pret në takim zyrtarët e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite
Pas përfundimit të trajnimit disaditor për implementimin e sistemit digjital “MyFFK”, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim zyrtarët e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Mohamed Mansour dhe Khalid Alhëiti, përgjegjës të teknologjisë dhe inovacioneve, të cilët ishin në Kosovë për këtë trajnim.
“Ata ishin shumë të kënaqur me performancën e administratës së FFK-së, zyrtarëve të klubeve, delegatëve të ndeshjeve dhe Lidhjeve Rajonale, duke u larguar nga Kosova me përshtypjet më të mira që ky sistem shumë i avancuar tashmë ka gjetur zbatim në Kosovë”, ka theksuar presidenti Ademi, duke i falënderuar për dhurimin e këtij programi dhe gatishmërinë e tyre për të trajnuar të gjithë ata që do të punojnë me këtë sistem.
“I njoftova se administrata e FFK-së, nga dita e hënë, ka filluar të punojë me këtë sistem, ndërkohë që nga qershori do të jetë obligativ edhe për të gjitha garat”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.