Sistemi i drejtësisë ende nuk ka arritur të pavarësohet
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka thënë se ende sistemi i drejtësisë në vendin tonë nuk e ka arritur konceptin e pavarësimit për faktin se ende ka interferime dhe ndikime të politikës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se prania e EULEX-it edhe për dy vjetët e ardhshëm është një lloj mekanizmi që në një masë e mbron sistemin e drejtësisë prej interferimeve politike të njerëzve që janë në pushtet.
Salihu ka pohuar se nëse Kosova nuk do të tregojë rezultate të mira në sistemin e drejtësisë, atëherë ka shumë gjasa që edhe pas dy vjetësh sërish EULEX-it t’i vazhdohet mandati.
Ai ka thënë se edhe Gjykata Speciale është një ndër shkaqet dhe arsyet që ka ndikuar t’i vazhdohet mandati misionit të EULEX-it.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)