Sistemi i drejtësisë së Hagës

11 shkurt 2024 | 11:34

Shkruan: Sali Bislimi, drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës” dhe drejtor i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delémont të Zvicrës

Siç është theksuar shumë herë, drejtësia e Hagës neglizhon të drejtat e mbrojtjes dhe parimin e procedurës së hapur.
Paqartësia e seancave, të mbyllura për publikun, përforcojnë ndjenjën e dyshimit për drejtësi të paanshme dhe egalitare.
Dhomat e Posaçme të Kosovës, të ngarkuara për gjykimin e ish-çlirimtarëve të kombit, në Hagë, kanë humbur legjitimitetin e tyre aktual, pasi në të njëjtën kohë, gjykatat e zakonshme në Prishtinë po gjykojnë raste identike të lidhura me krimet e luftës gjatë periudhës 1999-2000, pa ngjallur as më të voglin sfidë nga autoritetet europiane apo ndërkombëtare.
Si mund të justifikojmë dy juridiksione të ndryshme, njëra e vendit, tjetra ndërkombëtare, të merren me të njëjtën gjendje kriminale? Me fjalë të tjera, disa shtete perëndimore i frikësoheshin sistemit të drejtësisë së Kosovës si të korruptuar “ab ovo” dhe e zhvendosën drejtësinë “legjitime” në Hagë, ndërsa pranuan për fakte të ngjashme (luftën për pavarësinë e Kosovës), juridiksionin e gjykatave të Prishtinës.
Asnjë shpjegim i arsyeshëm ligjor nuk mund të mbështesë një mosfunksionim të tillë aktual, autoritetet politike kosovare në vend, por edhe shtetet perëndimore që qëndrojnë pas Dhomave Speciale të Kosovës, duhet ta denoncojnë këtë drejtësi pseudohibride dhe në kundërshtim me një gjykim dinjitoz dhe të drejtë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Rama shkruan këtë të dielë, 11/02/2024, një status shoqeruar…