Sistemi i drejtësisë të fuqizohet përmes reformës, jo me shkarje për emërime politike
21 tetor 2021
| 12:19
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike.
“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë universale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet”, ka shkruar Haradinaj.