Sistemi VAR zbarkon zyrtarisht edhe në tenis
Teknologjia do të bëjë një hap të madh edhe në sportin e tenisit. Duke nisur nga grand slam i US Open (28 gusht-10 shtator), do të aplikohet sistemi VAR edhe në sportin e raketës.
Edhe pse në këtë sport ekziston një teknologji, i quajtur “syri i fajkoit”, tashmë sistemi do të pësojë një avancim të mëtejshëm. Në grand slam të fundit sezonal do të hyjë “Video Review Technology”, që është testuar më herët nga disa turne më të vegjël. Objektivi është ai i reduktimit në maksimum të gabimeve të gjyqtarit kryesor dhe atyre të linjës. Këtë vit ka pasur mjaft raste të dyshimta që edhe sistemi i “syrit të fajokit” nuk mund t’i zbulojë.
Përmes “Video Review Technology”, gjyqtari kryesor do të ketë mundësi të rishohë pamjet e dyshimta, si psh., për të kuptuar nëse topi ka rënë dy herë në fushë para se të kapet nga tenisti. Ky sistem nuk do të aplikohet në të gjitha fushat e US Open, por vetëm në 5 prej tyre, ato më të mëdhatë. Në fushat e tjera do të vijojë sistemi i sotëm. Gjithsesi, gjyqtari kryesor tashmë do të jetë një ndihmë të madhe për të marrë vendimin e duhur në rastet e dyshimta.