Situata e sigurisë në Rahovec, e qetë

15 nëntor 2023 | 13:32

Situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit është e qetë. Kështu u tha të mërkurën në takimin e gjashtë për këtë vit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku mori pjesë edhe kryetari Smajl Latifi.

Në këtë takim u diskutua për digjitalizimin e ndriçimit publik, sigurinë në trafik, lirimin e trotuareve, shënjimin e rrugëve, për raportimin e shkeljeve ligjore, për masat parandaluese për dhunën në familje dhe siguria në shkolla.

Komandanti i stacionit policor në Rahovec, Fazli Morina, ka folur rreth situatës së sigurisë në këtë komunë, duke theksuar se kanë ndodhur 81 vepra penale, 5 incidente jopenale, 8 lëndime të lehta, 4 raste të dhunës në familje, 2 raste i armëmbajtjes pa leje dhe janë arrestuar 20 persona.

Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor, ai ka thënë se janë shqiptuar 1 398 gjoba, 52 raste pa patentë, 204 për parking joadekuat, 22 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 20 aksidente me dëme materiale dhe 18 aksidente me lëndime trupore.

Ndërkaq rreth sigurisë në shkolla, ai ka bërë me dije se janë raportuar dy raste të incidentit në shkollë, që kanë rezultuar me dëme materiale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sërish të hënën në stadiumin…