
Situata e sigurisë në Skenderaj, e qetë
23 nëntor 2022
| 13:16
Komiteti për Komunitete i Komunës së Skenderajt ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin anëtarët e tij kanë diskutuar për pikat e rendit të ditës.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka diskutuar për punët dhe angazhimet e komunës sa i përket investimeve publike në fshatrat ku jetojnë komunitet joshumicë.
Ai ka thënë se komuna ka investuar në infrastrukturën rrugore, në sistemin e trajtimit të ujërave të zeza dhe në projektin e ndriçimit publik në këto pjesë, me qëllim të ngritjes së mirëqenies se qytetarëve.
Sa i përket situatës së sigurisë, nga ana e përfaqësuesit të Policisë së Kosovës ajo është cilësuar e qetë.