Situata e tensionuar në Veri, Koloneli i FSK në pension: I gatshëm t’i rikthehem shërbimit vullnetarisht

31 korrik 2022 | 22:50

Ish-koloneli i FSK-së Afrim Veseli është shprehur i gatshëm të rikthehet në FSK pas zhvillimeve të tensionuara në Veri të Mitrovicës.

Veseli ka thënë se është i gatshëm ta bëjë këtë në mënyrë vullnetare, raporton GazetaBlic.

“Në mbrotje të atdheut të gjithë së bashku”, tha ai.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Vullnetarishtë Ju drejtohem drejtuesëve të shtetit tim, në veqanti SH.P.FSK.

Bazuar në informacionet që jemi duke i dëgjuar nga mediat tona dhe prononcimet e institucioneve të Republikës, paraqitem vullnetarishtë për rikthim në detyrë në FSK-së, sipas vlerësimeve dhe nevojave të institucioneve tona.
Atdheu Nderi dhe Detyra.
Në mbrotje të atdheut të gjithë së bashku.
Kolonel Afrim Veseli në pension.
Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vehbi Beqiri është një prej qytetarëve që është sulmuar sonte…