Situata me Covid-19, vetëm tetë komuna në zonën e kuqe

25 dhjetor 2020 | 14:43

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se në Kosovë momentalisht janë vetëm tetë komuna në zonën e kuqe sa i përket situatës epidemiologjike.

Ai ka thënë se në këtë zonë janë: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku, raporton “Epoka e re”.

“Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda. Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zemajt:

Të nderuar qytetarë,

Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.

Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100 000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave.

Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetëm 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku. Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndërsa kujdesi duhet të rritet.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1 048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid-19.

Bashkë ia dalim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka konfirmuar se sulmuesi, Gabriel Jesus dhe mbrojtësi,…