Situata me Covid, 795 pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës

18 dhjetor 2020 | 16:05

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja në spitalet e Kosovës është e rënduar si pasojë e përhapjes së Covidit.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka konfirmuar se 795 pacientë janë të shtrirë në spitalet e Kosovës, ku prej tyre 51 janë në gjendje të rëndë.

“795 pacientë që janë duke mjekuar të të gjithë vendin. 51 në gjendje kritike sepse janë të kyçur në aspirator”, ka thënë Krasniqi në një konferencë për medie me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury ka kritikuar patriotin e tij Anthony…