“Situata më e rrezikshme”, Rusia po përparon në Ukrainë me 150 mijë ushtarë në 5 drejtime

19 shkurt 2024 | 18:52

undërsulmi rus në Ukrainë është intensifikuar ditët e fundit, teksa ushtria ruse raportohet se është duke përparuar në 5 drejtime njëherësh.

Sipas një analize të “Neë York Times”, kjo është situata më e rrezikshme që nga fillimi i luftës.

Sulmi i Rusisë është ndarë në pesë linja kryesore sulmi: në drejtim të Avdiivka, Marinka, Robotyne, Kreminna dhe Bakhmut.

Federata Ruse raportohet se ka grumbulluar deri në 40,000 personel ushtarak në zonën e Mariupolit dhe rreth 110,000 në zonën e Kupiansk dhe Lyman.

Sipas “NYT”, Rusia po përpiqet të rimarrë territoret që Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan gjatë kundërofensivës në 2022 dhe 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën pasi një avion u rrëzua…